Publikoi këngën e re, mediat turke akuzojnë Dua Lipën për vjedhje

Publikoi këngën e re, mediat turke akuzojnë Dua Lipën për vjedhje

Pas publikimit të këngës së saj më të re “Kiss and Make Up” në bashkëpunim me “Blackpink”, Dua Lipa është akuzuar për vjedhje.

Mediat turke janë ato që kanë reaguar duke shkruar se Dua ka vjedhur këngën nga këngëtarja Aleyna Tilki.

“Oneido.com” ka raportuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është frymëzuar nga Aleyna duke i kopjuar këngën “Sen Olsan Bari”.

Në fakt këngët kanë ngjashmëri mes tyre, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për vjedhje apo është thjesht rastësi.