Puthje dhe kërcime romantike, Genta Ismajli bën daljen e parë publike me të dashurin

Puthje dhe kërcime romantike, Genta Ismajli bën daljen e parë publike me të dashurin

Dy ditë më parë u zbulua një video intime e këngëtares Genta Ismajli dhe të dashurit të saj.

Ata shfaqeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe në një moment shkëmbenin edhe një puthje romantike në buzë.

Lidhur me këtë video këngëtarja zgjodhi të mos bëjë asnjë reagim dhe duket se nuk e ka shqetësuar publikimi i saj.

Së fundmi “Prive.al” ka publikuar një video tjetër të këngëtares, e cila duket se ka bërë daljen e parë publike me mashkullin ende misterioz.

Ata shfaqen në një lokal me shumë njerëz në Zvicër dhe nuk e kanë aspak problem të puthen në publik.

Çifti shfaqet në mes të lokalit duke bërë një kërcim romantik dhe sigurisht nuk mund të mungonin puthjet në buzë.