Puthje dhe përqafime – kush është modelja italiane në krahët e Robert Berishës?

Puthje dhe përqafime – kush është modelja italiane në krahët e Robert Berishës?

Mbrëmjen e djeshme, Robert Berisha publikoi video në shoqërinë e një gruaje, që nga etiketimi kuptuam se ishte modelja italine, Maria Bove, njofton Insajderi.

Dyshja ishin në një lokal ku po shijonin disa kokteje, muzikë dhe ndanin puthje me njëri tjetrin – të gjitha të kapura në video, që i ndanë vetë ata.

Në një moment, ajo që në pamje dukej si shoqëri mes tyre, u hodh poshtë në momentin që Roberti i hidhet në qafë dhe i dhuron një puthje.

Por kush është modelja në krahët e muzicientit?

Sipas biografisë në revistën “Mari J”, emri i vërtetë i saj është Ariano Irpino që e prezanton atë si një modele dhe influencuese.

Ajo u rrit në Vallata, një pjesë e vogël e provincës së Avellino, ku punoi si një modele për të vazhduar studimet e saj të cilat i la pak kohë më pas për t’iu përkushtuar plotësisht botës së modës, pasionit të saj. Në 2011 ajo bëhet finalistja italiane e konkursit ndërkombëtar Miss World dhe fillon ngjitjen drejt suksesit.

Dëshmi e markave të famshme dhe e portretizuar në kopertinat e revistave ndërkombëtare, Mari J në vitin 2020, ajo vendos të pushtojë Italinë dhe bëhet zëdhënësja e bukurisë italiane në botë.  /Insajderi.com