Pyetjet që Sara Hoxha e ka zët t’i bëhen

Pyetjet që Sara Hoxha e ka zët t’i bëhen

Së fundmi, Sara Hoxha ka realizuar një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Këto sesione nuk janë të rralla, por nga pyetjet e shumta që merr shumë nga ato ajo nuk preferon t’iu përgjigjet.

Pikërisht për këtë e pyeti një nga ndjekësit e saj: “Cilat pyetje që të bëjnë njerëzit do të doje të mos i bënin më?”

Ajo u përgjigj duke shkruar se kjo është një pyetje e mirë dhe pyetjet që nuk do donte t’i merrte janë ato shumë personale, sepse sado person publik që mund të jetë disa thjesht nuk janë të përshtatshme.

“Pyetje me vend kjo! Pyetjet që janë shumë private! Duhesh t’u respektosh njerëzve privatësinë pavarësisht sa publikë janë me jetën e tyre. Disa pyetje janë thjesht të papërshtatshme”.

Përgjigjja e blogeres vazhdon në një postim tjetër duke shtuar se edhe çka nuk i pëlqen është kur e pyesin se kujt i ngjan më shumë e vogla e saj, Poem Blu.

“Dhe… kujt i ngjan Poem Blu?! Më duke shumë pyetje koti”, shkruan ajo.

Sara Hoxha akoma po qëndron në Gjermani ku solli në jetë edhe vajzën e saj të parë. Në muajin tetor ajo dhe Ledri udhëtuan për shtetin evropian, ndonëse ky i fundit para disa javësh u kthye në Kosovë për t’u rikthyer pranë familjes së tij. /Insajderi.com