Nga puntata e transmetuar të premten e 7 majit, takimi i radhës në “Për’puthen”, ishte mes Aristelës dhe Princit, ku ky i fundit u deklarua se tani më në program është vetëm për konkurrenten në fjalë, njofton Insajderi.
Të dy kishin realizuar tre takime ku edhe shprehën simpatinë dhe afërsinë për njëri tjetrin.
Ndërsa, sot dyshja gjatë kohës që po shihnin një film papritur në ekran shfaqet Princi ku kishte incizuar veten duke i deklaruar asaj se çfarë ndjen.
“Që nga takimet e para që kemi bërë bashkë, kam kuptuar që nuk e shoh veten me asnjë nga vajzat e tjera aty. Kohët e fundit e kam vërtetuar këtë gjë dhe doja të të thoja se që sot e tutje jam vetëm për ty aty. Jo se nuk kam qenë, por, besoj e kam vërtetuar edhe me vepra. Nuk do të doja asgjë tjetër, por vetëm të më vërtetoje që pëlqimin jotë është i vërtet”.
Ndërkohë, që Aristela i hidhet në përqafim, Princi nuk mori deklaratën mrapsht pasi Aristela kërkoi ende kohë për ta njohur më shumë. /Insajderi.com