Qëllimisht apo rastësi? -Loredana shfaqët më veshjen e njëjtë si të Taynës

Qëllimisht apo rastësi? -Loredana shfaqët më veshjen e njëjtë si të Taynës

Dy rep-artistet më të përfolura të momentit Tayna dhe Loredana përveç stilit të njëjtë në muzikë duket që e kanë ngjashmëri edhe në veshje.

Reperja nga Prizreni në vitin 2018 është shfaqur në koncerte dhe intervista me maskë në kokë, që më pas u konsideruar edhe senzacion i vitit.

Mirëpo, siç duket Tayna tashmë është duke ‘u kopijuar’ edhe nga kolegia e saj, Loredana, e cila mbrëmë në një koncert në Londër është shfaqur me veshjen e njëjtë që Tayna është parë para tre vitesh.

Menaxheri i reperes, Rinor Hykolli ka bërë një postim në Instagram, ku ka thënë së në vitin 2018 ka qenë në stil maska, duke ironizuar me veshjen e Loredanës.

Ndryshe, reperja ka përfunduar albumin e saj të parë të titulluar ”Bipolar”, ndërsa me 28 nëntor ka lansuar këngën “Heroinat’.

Projekti është pritur mjaftë mirë nga fansat dhe vetëm për një javë ka marrë afro një milionë klikime në platformën ‘Youtube’. /Insajderi.com