Qendra Kinematografike e Kosovës reagon pas lajmit për vdekjen e regjisores Kraja

Qendra Kinematografike e Kosovës reagon pas lajmit për vdekjen e regjisores Kraja

Sot u raportua se është gjendur e vdekur  regjisorja Arzana Kraja, vajza e akademikut Mehmet Kraja.

Nga Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, por burime të Koha.net tregojnë se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se janë të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Kraja.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në shkrimin e QKK-së.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se kanë pranuar një informatë për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë rreth orës 09:08.

“Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest./ Insajderi.com