
Komentatorja e parë shqiptare në historinë e furbollit shqiptar Qendresa Krelani e njohur si Qeqa e ftuar një javë më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, tregoi se teksa komentonte një ndeshje ka bëri bujë të madhe duke lënë padashje mikrofinin ndezur e duke i bërtitur një prej futbollistëve.
“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam në qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çun. Kishte dy shanse brenda një Shansi, të pasonte ose ta bënte vet golin. Teksa po komentoja , mendova se e ndala mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim”, tregoi Qeqa.
Pas kësaj deklarate, futbollisti Edon Zhegrova ka reaguar i ftuar në “N’drrimi i natës” duke shprehur: “Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu”.