Ramadan Krasniqi i nënshtrohet një operacioni kirurgjik: Si është gjendja e tij?

Ramadan Krasniqi i nënshtrohet një operacioni kirurgjik: Si është gjendja e tij?

Në një foto që qarkulloi së fundmi në internet u pa këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi i shtrirë në një krevat spitali.

Në foton e publikuar shkruhej ‘Me këngëtarin tim të preferuar Axha Dan’ duke mos shpjeguar më gjatë, e ku shihej i etiketuar profili i këngëtarit, njofton Insajderi.

Image

Një logo e cila gjendej në çarçafët e  spitalit në formë zemre shtoi dyshimet se këngëtari 59 vjeçar mund t’i jetë nënshtruar një operacioni kardiologjik.

Në një prononcim për ‘GazetënBlic’ këngëtari ka treguar se ka kryer një operacion në zemër dhe për momentin është në spital.

‘Për momentin jam në spital.Gjendja ime është shumë e mirë. Kam kryer një ndërhyrje në zemër ku më janë vendosur ty stenta, por jam mirë tani. Ishalla po dal sa më shpejt nga këtu”, është shprehur këngëtari. /Insajderi.com