Këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi, së fundmi i ftuar në një intervistë në Klan Kosova, deklaroi se ai nuk beson në ekzstencën e COVID-19, njofton Insajderi.
Ai shqetësohet nga numri i të vdekurve që po raportohet çdo ditë, mirëpo sipas tij njerëz kanë vdekur edhe nga sëmundje tjera, dhe askush nuk dilte me këso raportimesh.
“Grip ka pasë çdo herë. Duke i respektuar shumë institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky – po thojnë se ka plot sëmundje e në kuadër të tyre edhe COVID-19. Kjo për mua nuk është e akspetueshme aspak. Shpresoj të jem gabim, por s’besoj që jam.”
Madje, Dani thotë se mjekët i kanë thënë se është i sëmurë prej virusit, por ky thotë se s’ka gjë.
“Shkova me i qit dy stentat ma bënë film, jo është sëmurë prej COVID-19. Unë? Të shtunën u ktheva, të dielën dola me shokë dhe çdo ditë tjetër. Pse more? Më falni! A i keni kryer punët tuaja që me u marrë me Danin? Çka është ai COVID?” /Insajderi.com