Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, thotë se ngeli i tronditur me të dëgjuar për rastin tragjik ku humbën jetë 10 persona nga Kosova në Kroaci.
Ai ka thënë së ditën e djeshme ai ka përcjell vëllain e tij për në Gjermani.
“Dje me mëngjes e përcolla vllaun e dytë për Gjermani. Një natë me parë u mundova me i sqarua pak muhabet, ia shtrova një darke, i këndova disa kënge që i ka për qefi – se e kishe shkrumu malli që një vjet”, tha ai.
Tenori ka thënë së më ta marrë vesh lajmin e aksidentit ka thirrur vëllain e tij për ta vërtetuar që është mirë.
“E dje gjatë ditës morra vesh për aksidentin në Kroaci ! Me një qind punë rreth festivalit, nuk kam mundur me u ndal’- e u përmbajtsha, po brenda isha mbushë tanë lot vaji. Më doket nja dhjetë herë e kam thirre vllaun me e vërtetu që është mirë”, ka shkruar ai.
10 persona kanë vdekur në një aksident trafiku ku nja autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci./Insajderi.com