Rami Malek po zhvendoset në Londër për të krijuar familje

Rami Malek po zhvendoset në Londër për të krijuar familje

Aktori i filmit “Bohemian Rhaspody, Rami Malek po planifikon të zhvendoset në Londër për të nisur jetë familjare bashkë me të dashurën e tij Lucy Boynton.

Ai kaloi izolimin në këtë vend bashkë me të dashurën e tij dhe si duket ata ia kanë kaluar aq mirë, sa Rami ka vendosur të nis jetën në këtë vend, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Rami dhe aktorja angleze Lucy Boyton u takuan në xhirimet e filmit Bohemian Rhapsody, ku ajo luante si partnerja e tij, e dashura e Freddie Mercury-t Mary Austin.

Ata janë duke u takuar që nga ajo kohë dhe tani sipas disa burimeve ata janë duke dashur të blejnë shtëpi ku do të krijojnë familje./Insajderi.com