
Kryeministri Ramush Haradinaj,ka qenë pjesë e intervistës “në Kurthin e Piter Pan”, ku është vënë në siklet nga një pyetje.
I pyetur se cilën do e zgjedhte, nënën apo gruan, ai ka thënë pa ngurruar se do e zgjedhte të parën.
Haradinaj ka thënë se Anita e ka atë, ndërsa nëna e tij nuk e ka burrin (babain e tij) dhe i duhet kujdesi i djalit.
Pos vënies në siklet, kryeministri në emision ka kënduar këngën “Xhamadani vija, vija”, gjë që nuk është hera e parë që e bën.