Rastet kur Lorik Cana s’i ka mbajtur dot lotët

Rastet kur Lorik Cana s’i ka mbajtur dot lotët

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana është një ndër figurat më të preferuar të shqiptarëve. Edhe pse nuk është më pjesë e fushës së gjelbërt atë e shohim mjaft aktiv në organizime të ndryshme e jo vetëm.

Këtë javë ai  ishte i ftuar në spektaklin për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan” ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëvë. Ai ka folur për disa nga momentet që ka qarë gjatë jetës së tij dhe ka specifikuar 3 prej tyre të cilat kanë lënë gjurmë tek Loriku.

“ Unë kam parë në televizor që ti ke thënë “ Unë kam qarë vetëm për gjyshin.”Çfarë është një gjë që ta ka thënë gjyshi që të ka mbetur në zemër dhe në mendje?”, e pyet një vogëlushe futbollistin.

“Në fakt kam gënjyer sepse nuk kam qarë vetëm për gjyshin. Qaj shpesh, jo çdo ditë. Kam qarë kur me ka lindur djali, kur jemi kualifikuar  me Shqipërinë në Kampionatin Europian, kurse  për gjyshin kam qarë se kam qenë shumë i lidhur me gjyshërit dhe kur ka ndërruar jetë, pastaj kam qarë shumë”, rrëfeu Loriku  para fëmijëve.