
Gazeta gjermane “Bild” publikoi fotot e Loredana dhe Petra Z të martën. Sipas gazetës, dy gratë u takuan në fundjavë në Zvicër, njofton Insajderi.
Loredana dhe Petra Z. kanë arritur një marrëveshje. Siç shkruan 20 Minuten, reperja dhe gruaja nga Valais kohët e fundit arritën një marrëveshje jashtë gjykatës.
Zyra e prokurorit publik të Lucernit hetoi më parë mashtrimin e dyshuar me një shumë të mundshme prej 350,000 frangash kundër reperes. Loredana u mor në pyetje në qershor, ku më pas prokurori do të vendoste nëse do të ngrinte akuza.
Ndoshta nuk do të vijë deri tek ngritja e një aktakuze tani që dyshja kanë arritur në një marrëveshje. Petra dhe burri i saj Hans Z. akuzuan reperen se u kishte zhvatur rreth 700,000 franga. Ajo vazhdoi te deklarohej si e pafajshme.
Pas rikthimit në Instagram, reperja publikoi një fotografi, ku shihej në një video-bisedë me Petra Z., e të dyja dukeshin të buzëqeshura e të lumtura me bisedën e tyre.
Video-biseda është realizuar më 1 shtator, sipas përshkrimit që reperja i vuri postimit. /Insajderi.com