
Cardi B ka kaluar pak kohë me menaxherin shqiptar, Drin Zatriqin.
Duket se reperja më e dëgjuar e momentit në botë di mjaft për shqiptarët dhe gjuhën shqipe.
Në një video të publikuar nga menaxheri i artistëve, organizuesi i eventeve dhe ndërmarrësi shqiptar, Drin Zatriqi, i cili jeton në New York, reperja dëgjohet duke thënë se është me një shqipar, përcjell Gazeta Express.
Ajo madje i thotë Drinit se e din kuptimin e emrit të saj në gjuhën shqipe, e kur e pyeti për këtë, Zatriqi e konfirmoi.