Këngëtarja e njohur e estradës kosovare, Dafina Zeqiri ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka cituar gjatë një interviste atë dhe këngën e saj “Llafe llafe”.
Osmani ishte e ftuar mbrëmë një televizionin Kanal 10 për të folur për gjashtë mujorin e saj në krye të shtetit.
Derisa ka komentuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe kritikat pas këtij veprimi, Osmani ka cituar Dafinën duke thënë se këto janë “llafe llafe”, siç thotë artistja në projektin e saj.
E lumtur, Dafina e ka nisur ditën me atë pjesë të intervistës, të cilët e ka publikuar edhe në llogarinë e saj në Instagram.
“Mirëmëngjesi” ka shkruar Dafina, në videon e publikuar./Insajderi.com