Reagimi i Loredanës pas thashethemeve se ajo është shtatzënë

Reagimi i Loredanës pas thashethemeve se ajo është shtatzënë

Jo më kot, në media sociale shpërthyen thashethemet se Loredana dhe Mozzik janë në pritje të fëmijës së dytë. E gjitha nisi kur ajo ndau disa postime të dyshimta në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Së pari herë ajo publikoi një këpucë bebesh nga marka “Fendi” ku shkruante, “Dua një bebe të dytë”.

Në një postim tjetër ajo ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.

Së fundi ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet përballë një pasqyre duke tërhequr bluzën me dorë ku ekspozon pjesën e abdomenit.

Një ndjekëse i ka komentuar një ‘emoji’ një grua shtatzënë, duke e pyetur se a është i vërtetë apo jo lajmi i pritjes së ëmbël.

Reperja i është përgjigjur: “hm” – gjë që shton edhe më shumë dyshimet.

Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018. Në jetë erdhi një vajzë që i lanë emrin Hana. /Insajderi.com