Reagimi i Stresit në rrjete sociale pas shpalljes si i kërkuar nga policia

Reagimi i Stresit në rrjete sociale pas shpalljes si i kërkuar nga policia

Gjatë ditës së djeshme qytetarë të panumërt u mblodhën nga ora 16:00 në një protestë që do ishte paqësore para Ministrisë së Brendshme ku kërkonin drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga dora e një oficeri të policisë. Shpejt, protesta degradoi në dhunë dhe dëmtim të pronës publike dhe private.

Ndër tetë persona që janë shpallur të kërkuar nga policia, është edhe reperi 34 vjeçar. Sipas policisë këta persona kundërshtuan me dhunë dhe goditën me sende të forta punonjësit e policisë e më pas shkatërruan pronën shtetërore dhe atë private.  Nga incidentet kanë mbetur të lënduar 16 punonjës policie, efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë.

Ndërkohë, reperi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, gjatë ditës së sotme teksa media të panumërta raportojnë për zhvillimet e fundit pas protestës.

Ai së pari u bë i gjallë në Instagram, duke postuar një video nga makina teksa në sfond dëgjohet një nga këngët e tij, teksti i së cilës ndër të tjera thotë, “Bad boys for life / gjith kundra këtij shteti / problem i madh ky Arkimedi”.

Ditën e djeshme ai u shpreh se e kishte mik Klodian Rashën dhe se e kishte organizuar protestën bashkë me shok të tjerë të të ndjerit, që u vra nga një efektiv policie. /Insajderi.com