Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ishte i vetmi që qëndroi më që nga fillimi e deri në fund të këtij emisioni, shkruan Insajderi.com
Ai bëri takime të shumta me disa nga vajzat e emisionit, por është veçuar, ish-konkurrentja, Lediana Prenga
Ai doli bashkë me Ledjanën nga emisioni, por që vazhdimi i njohjes së tyre nuk zgjati shumë pasi dyshja i shkëputen menjëherë kontaktet.
Së fundmi, Mevlani ka reaguar i revoltuar përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, ku ka shkruar se nuk do ua bëjë qejfin ziliqarëve.
Madje, ai u jep edhe një këshillë të gjithëve, që të bëjnë mirë në jetë se do gjejnë vetëm mirë.
“Unë nuk dorëzohem për asnjë moment siç kam bërë çdo herë në jetën time. Dhe ju ziliqarëve kurrë s’kam me jua bo qejfin. Përveç Zotit askush s’ma heq buzëqeshjen. Mund të kem gabime si çdo njeri por kam një shpirt dhe zemër shumë të pastër. Sprovat e jetës time më kanë bërë të jem njeri i tillë. Ndoshta një ditë kur s’do jem më i aftë për asgjë do bëja “viktimën” siç më quajnë disa. E fundit ta keni amanet nga unë, bëni mirë se veç mirë do gjeni. Në të kundërt Zoti ndëshkon”, shkruan Mevlani, të cilit duket se i kanë mbyllur “Instagram”-in e vjetër e tani ka hapur një të ri./Insajderi.com