
Kosovarja Fatime Gashi është shpallur Miss Manchesteri duke u kurorëzuar kështu si më e bukura e këtij qyteti.
Studentja e mjekësisë fitoi zemrat e jurisë ndërsa bashkë me dukjen e saj ajo finalizoi momentin me një mesazh prekës ”sa herë që ju ndihmoni dikë, ju jeni hero”.
Fatime Gashi u largua nga Kosova në vitin 1999 për shkak të gjendjes së luftës për të nisur një jetë të re.
Mediet e huaja raportojnë tashmë për fatin e Fatimes duke e quajtur “Nga një refugjate në Mbretëreshë të Bukurisë”, njofton Klan Kosova.