Regjisori i filmit “Call Me By Your Name” ka nisur një projekt sekret me Frank Ocean

Regjisori i filmit “Call Me By Your Name” ka nisur një projekt sekret me Frank Ocean

Luca Guadagnino ka treguar se kishte qenë i involvuar në një projekt sekret me Frank Ocean. Mirëpo nuk duhet rritur shpresat, sepse projeti nuk është duke u zhvilluar.

Regjisori e ka treguar këtë informatë duke biseduar me Kyle Buchanan nga New York Times, për serialin e ri që është duke bërë “We Are Who We Are”, në të cilin luan edhe Chloe Sevigny raporton Dazed, shkruan Insajderi.

“Ne ishim duke bashkëpunuar në një video muzikore që nuk ndodhi kurrë,” shpjegon ai në një citim i cili u nda në Twitter nga Buchanan.

Ai nuk dha detaje të mëtutjeshme për projektin, por sugjeroi që bashkëpunimi nuk është jashtë mundësisë, duke thënë “Po e përdori Times për të bërë një kërkesë për Frank: Frank, e ja ta bëjmë videon. Hajde.”

Ocean e ka lavdëruar regjisorin në Tumblr e tij, ndërsa Guadagnino, në një intervistë ku tregonte për filmin e tij Suspiria, ka thënë se Ocean është një “artist ëndrrash” për të punuar me të.

“Jam një adhurues i madh i Frank Ocean, mendoj se është shumë i mirë.”/Insajderi.com