Regjisori korean Kim Ki-duk ka vdekur nga komplikimet e Covid

Regjisori korean Kim Ki-duk ka vdekur nga komplikimet e Covid

Regjisori i shquar i filmit i Koresë së Jugut Kim Ki-duk vdiq në Letoni nga ndërlikimet e Covid, njoftoi media Letoneze të premten.

Sipas portalit të lajmeve Delfi, fituesi i festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanë, Berlin dhe Venecia mbërriti në Letoni në 20 nëntor dhe të premten u zbulua se ai vdiq nga ndërlikimet e lidhura me COVID-19.

Delfi raportoi se regjisori, 59 vjeç, donte të blinte një shtëpi në Jurmala dhe të merrte një leje qëndrimi, por nuk u paraqit në një takim të planifikuar, pas së cilës kolegët e tij të shqetësuar filluan ta kërkonin në spitalet anembanë Letonisë, gjë që ishte mjaft e komplikuar për shkak të te rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale.

Vdekja e regjisorit të filmit u konfirmua gjithashtu nga interpretuesi i tij Daria Krutova.

Ambasada e Koresë së Jugut në Letoni nuk ka komentuar asgjë ende./Insajderi.com

urdupoint