Regjisorja e filmit “Cuties” ka marrë kërcënime me vdekje për posterin kontravers

Regjisorja e filmit “Cuties” ka marrë kërcënime me vdekje për posterin kontravers

Regjisorja Maimouna Doucore ka treguar që ka marrë kërcënime me vdekje për posterin i cili u kritikua për seksualizim të fëmijëve.

Ajo ka thënë se CEO i Netflix e ka thirrur në telefon personalisht dhe ka i ka kërkuar falje pasi posteri nxiti reagime të këqija, shkruan BBC, raporton Insajderi.

“Cuties” e pati premierën në Sundance film festival ku mori kritika positive.

“Gjërat eskaluan shpejtë, sepse unë isha e koncentruar në shfaqjen e filmit në Francë dhe zbulova posterin e Netflix në kohën e njejtë me publikun amerikan”, tregon Doucoure.

“Reagimi im?! Ishte një përvojë interesante, sepse unë nuk kisha parë posterin deri në momentin që fillova të marr reaksione në mediat sociale, mesazhe direkte nga njerëzit që më sulmonin. Nuk e dija çfarë po ndodhte”.

Filmi përcjellë një vajzë 11 vjeçare që i bashkohet një grupi vallëzimi. Regjisorja thotë se filmi kishte për qëllim të trajtonte temën e seksualizimit të tepërt të vajzave të reja.

Netflix kishte përzgjedhur si poster një foto nga filmi ku vajza shumë të reja të veshura me rroba të grave të rritura dhe në poza shumë provokative për moshën e tyre.

Shumica e kanë mbrojtur filmin dhe kanë thënë që Netflix nuk ka bërë përzgjedhjen e duhur për posterin.

Filmi ka pasur për qëllim të komentojë lidhur me seksualizimin e vajzave para adoleshente.

Aktorja Tessa Thomson ka shkruar në Twitter: “Zhgënjyese të shoh mënyrën se si është pozicionuar filmi sipas marketingut. E kuptoj reagimin e njerëzve. Por ky poster nuk përshtatet me filmin që kam parë”.

Regjisorja e filmit ka treguar që në Francë, filmi është vendosur të përdoret si mjet për edukimin e të rinjëve./Insajderi.com