Regjisorja e Matrix konfirmon që filmi është metaforë për personat trans

Regjisorja e Matrix konfirmon që filmi është metaforë për personat trans

Lilly Wachowski e cila bëri regjinë e filmave Matrix bashkë me motrën e saj, Lana, ka konfirmuar se filmat duhet të lexohen si alegori për përjetimin transgjinor.

Pas lansimit të filmave, të dy motrat dolën hapur si persona transgjinor – Lilly në 2012 dhe Lana në 2016 – dhe disa fansa kanë identifikuar simbolika të ndryshme që e bëjnë si alegori për të qenit transgjinor, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

“Unë jam i kënaqur që ka kuptuar se ky ishte qëllimi origjinal,” i tha Lilly Netflix Film Club në 4 gusht. “Bota nuk ishte e gatshme atëherë për të. Bota e korporatave të filmave nuk ishte e gatshme për të. ”

“Unë e dua se sa të rëndësishëm janë filmat për t’i transformuar njerëzit,” vazhdoi ajo, “dhe mënyra se si njerëzit vijnë tek unë dhe thonë:” Këto filma më shpëtuan jetën time. ”

Teoritë janë përqëndruar në Neo-n, karakterin e të cilit e luan Keanu Reeves, i cili ndihet si një cifël në mendje, është simbolikë  disforisë gjinore.

Pilula e kuqe që ai merr për të parë realitetin mund të shihet si tabletë hormonale.

Regjisorja ishte skeptike rreth këtij interpretimi : ”Unë nuk di si të e prezentoj të qenit trans, kjo kishte qenë në mendjen time përderisa po e shkruanim.

“Unë mendoj që na ndihmoi të çliroheshim si regjisore. Ne ishim në gjendje të imagjinojmë gjëra që nuk mund të i shihnin të tjerët.”

Ajo poashtu tregoi që mendonte që karakteri i Switch duhej të kishte gjini fluide, i paraqitur si burrë në realitet dhe si grua në botën e Matrix-it. ”Matrix ishte portretizim i dëshirës për transformim,” tha ajo.

/Insajderi.com