Regjisorja: Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana Gjata, do thoshin e fitoi me paratë e “bossit”

Regjisorja: Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana Gjata, do thoshin e fitoi me paratë e “bossit”

Regjisorja Elma Doresi shkruan se është e lumtur që Festivalin e 58 të këngës në RTSH, nuk e fitoi Elvana Gjata.

Doresi shprehet se nëse çmimin e parë do e merrte Elvana Gjata i gjithë rrjeti do të mbushej me shprehjet: “E fitoj nga boli”, “E fitoj se ka bosin”.

“Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana. Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.

E fitoj se ka “bosin”.

Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur.

Tallava. Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës. Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë.

Një analizë profesionale. Një analizë pa mllefe. Një analizë bindëse.

Jo. S’ka analiza e kritika të tilla. Por vetëm: bolo, bosi, tallava. Statuse e komente pa fund.

Ngatërrohen shijet me mendimet.

U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin: Festivalin tek ne.

Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente.

Ps: Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani”, shkruan ajo.