Remzie Osmani reagon ashpër pas statusit të Berat Buzhalës

Remzie Osmani reagon ashpër pas statusit të Berat Buzhalës

Këngëtarja, Remzie Osmani, i ka reaguar gazetarit Berat Buzhala, i cili ka përmendur emrin e saj, krahas Ramadan Krasniqit dhe Labinot Tahirit, si një nga mohuesit e ekzistencës së virusit, në një status të 5 gushtit, në Facebok, njofton Insajderi.

Krahas tjerash, në statusin e tij Buzhala shkruan, “Në anën tjetër: Labi, Dani dhe Remzije Osmani: Nuk ka virus. Nuk kam haber çfarë shkolle kanë, ose a kanë”.

Remzije Osmani me një shkrim të ndarë në rrjetet e saj sociale, ka demantuar pretendimin e Buzhalës, duke theksuar se ajo nuk është aq mendjelehtë sa të mohojë këtë sprovë globale që është Coronavirus-i.

Ajo më pas akuzon gazetarin se me shpifje e lajmë të rreme, tenton të përfitojë materialisht.

“Të mençurit na kanë mësuar që të mos hymë në debate me përgojues, sepse ata kanë aftësinë të na ulin në nivelin e tyre dhe të na mundin me përvojën e tyre.

Por kësaj here më duhet të reagoj!

Berat Buzhala paska hedhur një status kinse unë paskam thënë se nuk ka Covid-19. Pa lejuar vetën të bie në atë nivel, vetëm një sqarim për njerëzit e mirë, miqtë e mi, adhuruesit e artit tim. Unë nuk jam aq mendjelehtë sa ta mohoj sprovën globale që Zoti na e ka dërguar, ndoshta si mesazh për njerëzimin që të bëhemi më të mirë dhe më solidar, dhe e dyta, unë nuk jam aq e pashpirt sa të mundohem të përfitoj materialisht (siç bën zotëria me shpifje e lajme të rreme vetëm për të mbledhur ndonjë cent nga klikimet) në këtë kohë kur jeta dhe vdekja e secilit nga ne ndahet nga një fije peri.

Miq të mi, infektologët, epidemiologët, profesionistët shëndetësor janë vëllezërit, motrat dhe prindërit tanë, ata po mundohen me shpirt për shëndetin dhe jetën tonë, ti zbatojmë me përpikmëri këshillat dhe rekomandimet e tyre.

Uroj shërim të shpejtë të prekurve nga ky virus!” /Insajderi.com