Prej javësh ka qenë shumë i komentuar për shkak të sjelljeve të ashpra të Renatos me konkurrentët. Pas përfundimit të sezonit të parë, Mekolli lajmëroi se shumë shpejt do të sjell sezonin e dytë dhe se përgatitjet tashmë kanë nisur.
Mirëpo, së fundmi ai i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar pamje nga studiot e emisionit ‘Kuzhina e Djallit’ në SHBA. Në pamjet e publikuara shefi i njohur shihet në studiot gjigande të programit të njohur në Amerikë. Nuk dihet arsyeja e vizitës së tij, mirëpo në komente ka zbuluar se në sezoni e dytë, ai do të jetë edhe më i keq se në të parin.