Renee po kalon momente të veçanta me gjyshin e saj

Renee po kalon momente të veçanta me gjyshin e saj

Renee është vajza e artistëve të njohur Norës dhe Robert Berishës, e ajo tashmë njihet nga të gjithë, në saj të prindërve, që vazhdimisht ndajnë imazhe në rrjetet sociale.

E duke ditur që të dy prindërit i ka të angazhuar në skenën muzikore, shumicën e rasteve nuk kanë kohë të mjaftueshme për vajzën e tyre të vetme, Renenë.

Edhe pse në mos praninë e prindërve, vajza e tyre po e përjeton ngrohtësinë familjare. Për Renenë po kujdeset gjyshi i saj, duke u relaksuar me të në një hapësirë gjelbëruese.

Këtë e ka bërë të  ditur këngëtari Robert Berisha përmes një postimi në ‘Instastory’, ku shihet Renee me gjyshin e saj, si  duket ajo po kënaqet shumë me të.

Ndryshe Gjyshi i saj Tomorr Berisha është emër i njohur si kompozitor në skenën shqiptare.

Kompozimet e tij të shumtën e herave janë bërë hite, të kënduara nga këngëtarët tanë të mirënjohur si Nexhime Pagarusha, Sabri Fejzullahu, Shpresa Gashi etj.