Intervista e Dafina Zeqirit në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin risjelli vëmendjen në raportet e artisteve, Tuna dhe Dafina Zeqiri.
Gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje” Dafina Zeqiri foli për prishjen e raporteve me Tunën vite më parë, që asokohe kishte krijuar bujë të madhe mediatike, njofton Insajderi.
“Unë edhe Tuna jemi shumë moti në këtë industri dhe është normale që dy femra ‘selfmade’ të kenë përplasje”.
Ajo më pas thotë se kishin ndikuar rrethanat dhe njerëzit për ftohjen e raporteve të tyre.
“Ka kaluar shumë kohë, ajo ka pranuar gabimet e veta edhe unë kam pranuar gabimet e mia sigurisht, sepse kemi qenë të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz rreth nesh. Sot jemi shumë mirë”.
Bashkë arritën që në 2010-tën të krijojnë një prej hiteve të padiskutueshme në diskografinë moderne shqiptare në bashkëpunim me 2po2, për këngën “Vibe”. Më pas në media përflitej se dyshja ishin tensionuar si shkak i një interesi të përbashkët romantik, Ledrit.
Kur në vitin 2011, Dafina kishte bërë publike lidhjen e saj me Ledrin, Tuna nuk kishte përpirë dot faktin që shoqja e saj ishte lidhur me ish të dashurin. Mirëpo Ledri dhe Dafina u ndanë një vit më vonë.
‘Shumë ujë nën urë kishte kaluar’ dhe duo e vajzave kishin filluar kontaktet me njëra tjetrën dhe publiku e kuptoi kur Dafina kishte uruar Tunën për lindjen e djalit në vitin 2018, duke i komentuar në Instagram. Madje kur atë kohë Dafina po kalonte kohë në tokën e ëndrrave të saj e kishte mirëpritur këtë të fundit në Amerikë. /Insajderi.com