Rënia drastike në peshë e Fifit pas intervenimit

Rënia drastike në peshë e Fifit pas intervenimit

Një kantautore e dëshmuar, Fifi shpeshherë kishe folur edhe për bullizmin që kishte përjetuar si shkak i peshës së saj.

E në qershor të vitit të kaluar, ajo kishte marrë një vendim sa i përket shëndetit dhe estetikës. Ajo do t’i përkushtohej rënies në peshë.

E ftuar në emisionin “Thumb” ajo ka sqaruar se do të dobësohet përmes një balone gastrike, që vendoset me operim dhe të ndihmon në kontrollimin e apetitit, e kështu konsumon më pak kalori dhe si rrjedhojë humb peshë.

“Kam vendosur balonin gastrik me operacion. Dua një mënyrë më të shpejtë dhe dua që të mos bëj palestër, edhepse ngapak më duhet të bëj. Do heq nja 20 kilogram jo më shumë”, kishte sqaruar Fifi.

Ajo kishte bërë të ditur se intervenimi kishte qenë i suksesshëm dhe se humbja e peshës do të mbikëqyrej nga klinika ku kishte kryer intervenimin.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, ajo kishte thënë se kishte arritur në 95 kilogramë, fakt ky që e kishte bërë nënën e saj të qajë.

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi Fifi, duke theksuar se kishte humbur më pas 12 kilogramë.

E tani së fundmi, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, dukej dukshëm ndryshimi i saj dhe Fifi duket e lumtur.

Nga fytyrat publike edhe Big Mama kishte kryer të njëjtin intervenim për të ndryshuar fizikun e saj. Mirëpo ajo nuk ka treguar asnjëherë publikisht sa kilogramë ka humbur. /Insajderi.com