Reperi i famshëm Gjerman e quan Feron “Playboy” – Video nga Berlini

Reperi i famshëm Gjerman e quan Feron “Playboy” – Video nga Berlini

Fero ka paralajmëruar që të ënjtën do ta publikoj këngën e re me videoklip, projekti titullohet “Marijuana”.

Fero tashmë ka lansuar disa sekuenca të videoklipit dhe të këngës, disa video të shkurta që ka publikuar në Instagramin e tij, janë pëlqyer mjaft shumë nga fansat e tij.

Fero tash e sa muaj po qëndron në Gjermani, ku dhe ka krijuar shoqëri të re.

Së fundmi reperi më i famshëm Gjerman Capital Bra, ka publikuar një video në Instagrmain e tij, ku shihet Fero, i cili gjendet në një studio bashkë me reperin tjetër të famshëm Gjerman Samra.

Në videon që ka postuar Capital Bra, i uron Feros mirëseardhje në Berlin dhe ndër të tjera Bra ka shënuar “Playboy”

Ditë më parë Insajderi, pati paralajmëruar një duet të mundshëm mes Feros dhe Capital Bra, e si duket ky duet ka filluar të realizohet.