Reperi i famshëm gjerman shpërndan këngën e reprit shqiptar (Foto)

Reperi i famshëm gjerman shpërndan këngën e reprit shqiptar (Foto)

Capital Bra është prej reperve më të famshëm gjerman vitet e fundit, çdo projekt i artistit gjerman shndërrohet në një hit të vërtete.

Capital Bra kryeson çdo top listë të mundshme në  gjermani për nga suksesi i këngëve.

Në Instagramin e tij ku numëron mbi 3.8 milionë ndjekës ai ka shpërndarë këngën e re të reperit shqiptar Fero.

Fero ditë më parë ka publikuar këngën e tij të fundit “Habibi”, kënga u prit mjaft mirë nga fansat e Feros, por si duket kjo këngë ka marrë vëmendjen edhe të dëgjuesve të huaj, një gjë të tillë e dëshmoj edhe Capital Bra, duke e postuar këngën e Feros në Instagramin e tij.

Fero për momentin po jeton dhe vepron në gjermani e si duket kjo ka ndikuar që ai te krijoj raporte edhe me artistet gjerman.