Reperi i famshëm pensionohet në moshën 30 vjeçare

Reperi i famshëm pensionohet në moshën 30 vjeçare

Pas një dekade, reperi Logic ka njoftuar se po largohet nga industria e muzikës për t’i kushtuar më shumë kohë familjes së tij, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Reperi/këngëtari thotë se ai është albumi i ri, “No pressure”, do të shënojë daljen e tij në pension.

Ai e ndau lajmin të enjten në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale.

“Njoftoj zyrtarisht pensionimin e tim me lansimin e “No pressure” të prodhuar nga Jo I.D. Albumi lansohet me 24 korrik…”, thuhet në një tweet në llogarinë e tij të verifikuar në Twitter. “Ka qenë një dekadë e shkëlqyeshme. Tani është koha të jesh një baba i shkëlqyeshëm”.

Logic është martuar me stilisten Brittney Noell dhe dyshja së fundmi mirëpritën një djalë.

Ai së pari erdhi në skenën e muzikës me një mixtape në vitet 2010 dhe “No Pressure” do të jetë albumi i tij i gjashtë.

Kënga e tij, “1-800-273-8255”, ku interpretonin këngëtarët Alessia Cara dhe Khalid, ishte nominuar për dy çmime Grammy në vitin 2017. /Insajderi.com