Reperi, Lil Wayne përballet me 10 vjet burg federal pasi ai u deklarua fajtor të premten për armëmbajtje pa leje, thanë prokurorët, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Lil Ëayne ishte akuzuar për posedim kriminal të një arme zjarri dhe municioni. Prokurorët thanë se arma e veshur me ar, me kalibër 45, e mbajtur në një çantë në një fluturim privat ishte e mbushur.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Carter, pranoi fajësinë në gjykatën federale Miami, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Prokurorit të SB.A-së për Rajonin Jugor të Florida-s. /Insajderi.com