Reperi i famshëm rrezikon deri në 10 vjet burg

Reperi i famshëm rrezikon deri në 10 vjet burg

Reperi Lil Wayne (Dwayne Michael Carter Jr) është akuzuar për armëmbajtje dhe përballet me 10 vjet burg nëse dënohet, njofton The Guardian, transmeton Insajderi.

Avokati i Carter, Howard Srebnick, tha për Vulture se akuza i përkiste një kontrolli në avionin privat të yllit në Miami në vitin 2019.

Gjatë kontrollit u zbulua një pistoletë të veshur me ar në bagazhet e tij, për të cilën Carter tha se ishte një dhuratë për ditën e babait.

Carter, i cili më parë kaloi tetë muaj në burgun e Rikers Island me një akuzë për armë, e ka të ndaluar të ketë armë zjarri.

“Nuk ka asnjë pretendim se ai e ka shkrepur atë ndonjëherë, e ka vringëlluar, e ka përdorur ose e ka kërcënuar se do ta përdorë”, tha Srebnick. “Nuk ka asnjë pretendim se ai është një person i rrezikshëm”.

Vulture raporton se Carter nuk është në paraburgim dhe nuk është arrestuar. Ai thirret të paraqitet në gjykatë më 11 dhjetor. /Insajderi.com