Reperi i njohur amerikan kopjon Capital T për projektin ‘Time Capsule’

Reperi i njohur amerikan kopjon Capital T për projektin ‘Time Capsule’

Prej një muaji reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, ka njoftuar për koncertin që do të mbajë ditën e  nesërme në sheshin “Nënë Tereza”. Ky koncert ka qenë  ëndrra e tij që në fillimet e karrierës dhe reperi ka punuar shumë  për ta realizuar.

Koncerti quhet “Time Capsule” për shkak së këngët që  Capitali do të këndojë  në koncert janë  që prej fillimeve të karrierës së tij, pra  do të jetë një ‘udhëtim në kohë’. Reperi  po ashtu ka vendosur që ditën e nesërme t’i surprizojë fansat dhe me këngë që ende nuk janë lansuar.

Përveç Capitalit, një tjetër reper ka realizuar  një projekt me të njëjtin emër  “Time Capsule”, vetëm se projekti i tij është një album dhe jo koncert. Bëhet fjalë për reperin e njohur amerikan Ja Rule, i cili është në punë e sipër për albumin e tij.
Reperi ka ndarë në rrjete sociale emrin e projektit duke ndezur kureshtjen e të gjithëve.