Reperi T.I. dhe bashkëshortja e tij, Tiny, janë akuzuar për trafik seksual të më shumë se 15 grave, shkruan Unilad, transmeton Insajderi.
Sabrina Peterson, një ish-shoqe e familjes, ka bërë akuzat në Instagram, duke postuar një varg deklaratash të pretenduara të viktimave të abuzimit.
Deklaratat pretendojnë se çifti i detyroi gratë në situata të rrezikshme seksuale duke përdorur drogë dhe para.
Një grua anonime tha se u takua me reperin në Atlanta kur ishte 19 vjeçare, i cili më pas e prezantoi atë me gruan e tij. Viktima pretendon se çifti udhëtonin kudo me të dhe do t’i jepnin para në këmbim të seksit.
“Ai do të më jepte drogë dhe ujë për të më çliruar”, shtoi ajo.
Një grua tjetër detajoi një incident që ndodhi në vitin 2016. Ajo tha se e vizitoi çiftin në apartamentin e tyre në hotelin Ritz-Carlton. Me të hyrë, telefoni i saj u konfiskua dhe droga, të tilla si kokaina, u shpërndanë, raporton Rap-Up.
‘E pashë atë duke tërhequr vajzat nga dhoma e gjumit në banjë, në dhomën e ndenjes. Një vajzë po qante sepse donte të largohej, por ata refuzonin t’i jepnin telefonin e saj për të thirrur një taksi: gruaja.
Ajo tha se ishte dëshmitare ku reperi i tha sigurimit të tij, “hiqe këtë bushtër nga shtrati” pasi ajo nuk ishte në gjendje të ecte. Sipas deklaratës së saj, viktima e pretenduar ishte gati e pavetëdijshme dhe pulsi i saj mezi ndihej.
Një nga deklaratat erdhi nga një viktimë e supozuar e mitur, e cila pretendoi se ajo dhe një mikes së saj u ishte bërë preson për të bërë seks. Një tjetër tha që vajzat ishin aq të droguara sa dukej sikur kishin vdekur. /Insajderi.com