
Reperi i njohur, S4MM, është parë në shoqëri të një vajzë misterioze, emri i të cilës nuk është bërë i njohur ende, shkruan Insajderi.
Imazhet e shpërndara në Instagram, shihet reperi duke dalë nga një market i Zvicrës të përqafuar me vajzën në fjale.
Para disa muajsh artisti është ndarë përfundimisht nga ish-partnerja e tij, Filis Ismaili.
Në atë kohë fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës.
Reperi ka deklaruar se në letra ende mbetet të martuar, por rrugët e lidhjes janë ndarë.
Se çfarë raporti kanë me vajzën mbetet të shihet./Insajderi.com