
Reperi i njohur Kosovar, Lumi B është shumë i angazhuar këtë sezone më koncerte.
Por, siç duket e gjithë sezona e ka lodhur pasi që ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye është detyruar që të anulojë koncertin e tij të radhës.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” duke mos preferuar që të japë të tjera detaje.
“ Për shkaqe shëndetësore, sot nuk përformojë, shihemi herën tjetër, ka shkruar Lumi.

Kënga e fundit e Lumit është bashkëpunimi i tij me Bardhin i titulluar” Qef”.
Projekti që një muaj nga publikimi ka arritur afro 6 milionë klikime.
Sa i përket jetës së tij personale, kujtojmë se Lumi B ka festuar ditëlindjen para pak ditësh dhe bashkëshortja e tij, Miranda, është kujdesur që t’i bëj një dedikim special në rrjete sociale. /Insajderi.com