Lidhja e re e reperit, Cozman bëri bujë të madhe në mediat rozë.
Ai konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale.
E gjithë kjo fillojë pasi që një vajzë e quajtur Fjolla, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.
Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.
Gjërat mes tyre duket se u bënë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji së bashku.
Por, tash Cozman dhe Fjolla nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe asnjëri nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.
Ata gjithashtu i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin në Instagram.
Në anën tjetër projekti i fundit i Cozman është bashkëpunimi me Majk dhe Onat i titulluar “Amore”./Insajderi.com