Reperi i njohur shqiptar kërcënon me thikë (Video)

Reperi i njohur shqiptar kërcënon me thikë (Video)

Pa dyshim është reperi më kontrovers shqiptarë, njihet për video të shumta të çuditshme, që zgjedh ti publikoj në rrjetet sociale për ti promovuar projektet e tij.

Bëhet fjalë për Feron, i cili është mjaft aktiv me video, këngë dhe disa, gjatë gjithë kohës.

Fero së fundmi ka paralajmëruar këngën e tij të radhës që titullohet “Habibi”, e këtë këngë reperi po e promovon në mënyrën që e din veç ai.

Në dy video të postuar në Instagramin e tij, Fero përveç që trego datën në të cilën do të publikohet projekti i radhës, ai eskalon duke i kërcënuar të gjithë ata që e urrejnë reperin, duke mbajtur në dorë disa thika të kuzhinës.

Nuk është hera parë që reperi promovon projektet e tij në mënyra të çuditshme, e si duket ky lloj marketingu i ka ecur mjaft mirë Feros.

Kujtojmë hitin e tij “Gang Gang”, kënga atëkohë ishte bërë temë diskutimi gjithandej, tre muaj para se të publikohej, e krejt kjo falë marketingut te veçantë që ka bërë reperi me video që i kanë parapri këngës.