Reperi Meek Mill ndahet nga e dashura e tij, dy muaj pas lindjes së fëmijës së tyre

Reperi Meek Mill ndahet nga e dashura e tij, dy muaj pas lindjes së fëmijës së tyre

Meek Mill bëri të ditur ndarjen nga e dashura e tij Milan Harris përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Unë dhe Milano kemi vendosur të mbesim miq, por do të e rrisim fëmjën tonë si prindër të ndarë,” ka thënë ai. “Ne ende duhemi shumë po kemi ardhur bashkë deri te ky vendim!”

Ky lajm vjen vetëm dy muaj pas lindjes së djalit të tyre dhe disa ditë pas akuzave të Kanye-t sipas të cilave Meek dhe gruaja e tij Kim kanë pasur një aferë, raporton TheSource, shkruan Insajderi.

Meek i ka mohuar këto akuza dhe ka thënë se takimi i tij me Kim kishte qenë krejtësisht profesional dhe aty është diskutuar për reformat në burg./Insajderi.com