Reperi Lil Twist po pretendon se në miqësinë e tij me Justin Bieber, 26 vjeçar, në fillim të viteve 2010 ai mori shumë faje të Bieber përsipër, për tekat e menaxhmentit të artistit.
“Nëse ata do të vinin akuza për posedim të narkotikëve ndaj Justinit në karrierën e tij të hershme”, shpjegon Twist, 27 vjeçar, “Do të kishte qenë keq për të. Kështu që më telefonuan një ditë duke thënë: ‘Twist, a e do vërtet këtë fëmijë?’ Unë ju thashë, ‘Po'”.
Ata thanë, “Bukur, nëse e doni atë vërtet, atëherë merrni ju fajin për të sepse një akuzë e vogël nuk do të të prishte reputacionin. Ti shoqërohesh me Lil Wayne. Ti je një reper”.
Ndërkohë, Twist shënoi dy arrestime të veçanta në vitin 2013 ndërsa drejtonte makinat e Bieber. Gjithashtu në vitin 2013, TMZ raportoi që Twist organizoi një festë të mbushur me marihuanë në rezidencën e Bieber ndërsa këngëtari dyshohej se ishte në Evropë, njofton Insajderi.
“Arriti në një pikë ku unë as nuk duhesha të isha aty që të më linin fajin,‘ Twist e bëri, Twist e bëri, Twist e bëri’”, shtoi Twist. “E gjithë kjo u bë dërrmuese”, përfundoi ai.
Sidoqoftë, një burim i njohur me situatën tregon për Page Six duke thënë “Justin dhe Twist nuk kanë më raporte, Justin i dëshiron Twist çdo të mirë dhe i vjen keq për këto komente sepse janë plotësisht të pavërteta”.
Burimi: Page Six