Reperi serb me flamur të Shqipërisë në videoklipin e tij

Reperi serb me flamur të Shqipërisë në videoklipin e tij

Nuk rastis fort shpesh të shohësh videoklipe si kjo që sapo e ka publikuar reperi serb, Aleksandar Milosavljeviq.

Kjo pasi që në videoklipin e tij të ri që mbanë titullin “Cani Sciolti” ai bashkë me një grup burrash shihen duke kënduar e duke qëndruar mbrapa tri veturave me flamuj, njëri prej tyre ai kuq e zi, shkruan Insajderi.

© AkiAkiOfficial – Në sfond shihet flamuri shqiptar

Ende nuk dihet se me çfarë tematike është saktësisht kënga e reperit me nofkën Aki Aki, por kjo shënon një përparim në këngët rep duke marrë parasysh se deri më sot na ka rastisur të dëgjojmë gjuhë urrejtje mes dy nacionaliteteve.

Vlen të theksohet se reperi në fakt këndon në gjuhën Italiane e jo atë serbe, dhe bazuar në lokacionet që i përdor ai në fotografitë e publikuara në “Instagram” del që jeton në Zvicër, flamuri i të cilit shtet shihet në njërin prej tri veturave në klip.

© AkiAkiOfficial – Në sfond shihen flamuri serb dhe ai zviceran

Në minutën 1:46 në reperi dëgjohet duke përmendur shqiptarët dhe serbët derisa më pas shihet duke bërë me dorë shenjën që ka kuptimin e heqjes së kokës.

/ © Insajderi /