Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit dhe rrahjes

Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit dhe rrahjes

Personazhi i njohur i Instagramit i njohur ndryshe si “Kozak”, i cili u rrëmbye dje nga katër persona, ka dalur sërish live duke shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai ka deklaruar se u rrëmbye nga një numër i madh personash me armë dhe thika, të cilët lëviznin me tre makina dhe se  e detyruan të thotë fyerje ndaj vetes duke e kërcënuar me pistoletë dhe thika.

“Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML”, ka shtuar ai.

Ai tha se ka tentuar që të iktë por e ndaluan dy makina tjera.

“Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë”.

 

“Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë”, ka pohuar ai.

Në anën tjetër, nuk ka kaluar as një muaj që kur Kozak Braçi ka raportuar në polici për një shpërthim me lëndë plasëse që pretendon se ishte vënë në pallatin ku jeton ai në Tiranë, të cilin e cilësoi si kërcënim ndaj tij.

Mirëpo, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsollë me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material. /Insajderi.com