
Reperi shkodran, Don Phenom këtë verë nuk ka qenë shumë aktiv si kolegët e tij të industrisë, po ka gjetur mënyrën se si të mbajë veten të preokupuar.
Të tymos marijuanë dhe të punojë në tinguj e tekste të reja.
Në një postim të tij në Instagram, reperi shihet i mbuluar nga tymi, teksa po tymos një cigare me marihuanë ku edhe kërkon legalizimin e barit nën tingujt e këngës “Legalize it”, njofton Insajderi.
Në fakt në Shqipëri ka plane për legalizimin e marihuanës, por vetëm për cannabis-in mjekësor, duke ndjekur shembullin e disa vendeve evropiane. /Insajderi.com