
Reperi nga Shkodra, Don Phenom po përmbyll këtë vit me lajmin më të bukur, njofton Insajderi.
Ai dhe e dashura e tij Anxhi Dema janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë Dema me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në një foto të shkrepur në pasqyrë, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, dukshëm në muajt e fundit të shtatzënisë.
“Shtatzëninë tjetër dua të jem babai. E lodhur”, përshkruan postimin e saj duke lënë të kuptohet se foshnja do vijë në jetë në vitin e ardhshëm.
Lidhja e çiftit u konfirmua në shtator të vitit që lamë pas, ku Dema postoi një fotografi shumë romantike në krahët e reperit. /Insajderi.com