Reperi shqiptar që krijon video udhëzuese se si të futesh ilegalisht në Britani

Reperi shqiptar që krijon video udhëzuese se si të futesh ilegalisht në Britani

E përditshmja “Daily Mail” ka shkruar një artikull për reperin shqiptar, Dijonis Biba i cili shpeshherë ndan video udhëzuese me këshilla se si të futesh ilegalisht në Britani, njofton Insajderi.

Këto video, reperi 20 vjeçar i publikon në kanalin e tij në Youtube, video këto që janë parë mbi 100 mijë herë. Përmbajtja e videove përfshin këshilla për letërnjoftime të falsifikuara dhe aeroporte ku këto dokumente të falsifikuara nuk mund të detektohen.

Me prejardhje nga Shqipëria veriore, ai ka një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale nga vendlindja e tij.

Biba përshkruan hapur se si ai erdhi në Britani ilegalisht dhe do të hiqej nëse zbulohej. Në një video, e regjistruar fillimisht në llogarinë e tij në Instagram dhe më pas e ripostuar në YouTube, ai përdori një hartë Google për të treguar rrugën që një mik shkoi në Angli duke përdorur një ID të rreme italiane.

Ai udhëtoi nga Shqipëria në Barcelonë dhe më pas me autobus për në një aeroport të vogël spanjoll të cilin Daily Mail ka vendosur të mos e përmendë.

“Ky aeroport nuk përdoret nga shumë njerëz për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Blini një biletë në internet dhe merrni një taksi për t’ju sjellë në aeroport”.

“Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës së hyrjes dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefon. Pastaj ecni te kontrolli në skaner. Pastaj shkoni në vendin më të rëndësishëm ku duhet të tregoni letërnjoftimin tuaj”.

“Duhet të buzëqeshësh si një djalë italian. Në këtë aeroport letërnjoftimi juaj do të tregohet si e vërtetë pavarësisht se ajo është e falsifikuar”, thotë Biba në videon që kishte postuar.

Në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është shikuar më shumë se 30,000 herë, ai përshkroi se si të përdoret Irlanda si një derë e pasme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur letërnjoftim të rremë rumun.

“Siguroni një letërnjoftim fals, shkoni në Spanjë, pastaj në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë ju merrni një tjetër letërnjoftim të rremë që ju kushton 300 euro, hipni aeroplanit për në Londër”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga një shikues, Biba shpjegoi se ai ishte në Londër megjithëse po mendonte të kthehej në Francë. Ai tha se e mori pasaportën e tij të rreme rumune nga një mik.

Dhe kur një shikues pyeti nëse do të kapej, reperi tha nëse kështu ai do të dëbohej përsëri në Dublin, sepse aty i kanë marrë shenjat e gishtërinjve, por Biba tha: “Nuk çaj kokën”. /Insajderi.com