Reperi shqiptar sjell risi në paraqitje skenike – dalin pamje nga videoklipi “Marijuana”

Reperi shqiptar sjell risi në paraqitje skenike – dalin pamje nga videoklipi “Marijuana”

Reperi shumë i përfolur shqiptar Fero është mjaft aktiv me projekte kohet e fundit, ai sapo ka publikuar këngën “Habibi”, këngë kjo që e bien reperin me një stil më ndryshe dhe që po pritet mirë nga publiku.

Mirëpo për Feron nuk është mjaft kjo, ai ka bërë gati edhe videoklipin e këngës së re, që pritet të publikohet në fillim të vitit 2020.

Fero ka zbuluar edhe titullin e këngës së re për gazetën Insajderi.com, ai pohoj se kënga mban titullin “Marijuana”, kënga është gati dhe në fillim të vitit të ardhshëm pritët të publikohet.

Ajo çka e bënë këtë projekt të veçantë pos tjerash është paraqitja ndryshe e reperit në videoklip.

Pos këngës Fero ka vendosur që rëndësi të madhe t’i kushtoj edhe paraqitjes së jashtme, duke ardhur me një stil krejt ndryshe nga siç kemi parë deri me tani në estradën tonë.